Lideri i Lëvizjes Vetëvendosja, i cili pritet të bëhet edhe kryeministër i Kosovës, pasi fitoi zgjedhjet e mbajtura në muajin tetor, ka reaguar lidhur me Samitin e tretë të “Mini-Shengenit Ballkanik”, që u mbajt në Tiranë mes kryeministrit Edi Rama, atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, dhe atij malazez, Milo Gjukanoviç.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, Albin Kurti deklaron se rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë.

Sipas tij, shqiptarët dhe kosovarët janë dhe do të jenë gjithmonë një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes tyre.

“Parimet e gjithëpërfshirjes dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin iniciativat rajonale. Rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë. Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim!”, shkruan Albin Kurti.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb