Në një video të postuar në Facebook nga Partia e Lirisë, denoncohet bashkia për gjendjen e rruës pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, e cila është e mbushur me plehra.

“Kjo është rruga pranë Universitetit ‘A. Moisiu’ mbushur me plehra… Askush nuk mund ta tregojë se kur Bashkia ka pastruar për herë të fundit këtë territor.  Në Durrës mungojnë kazanët dhe nuk shihet asnjë nga  punonjësit e Ndërmarjes së Pastrim Gjelbërimit!  Ky institucion në këtë qytet nuk ekziston! Studentë nga e gjithë Shqipëria, në prag të nisjes së vitit të ri akademik, teksa bëjnë regjistrimin drejtë rrugës së dijes përballen çdo ditë me këtë pamje skandaloze! Partia e Lirisë Durrës do të vazhdojë të denoncojë me forcë çdo problematikë të qytetit dhe neglizhencën e pushtetit vendor e qëndror ndaj taksapaguesve durrsakë!”, thuhet në këtë reagim bashkangjitur videos.

ndërkohë, pas kësaj ka reaguar edhe kreu i kësaj partie, Ilir Meta, shprehet ndër të tjera se kjo ndodh “kur pushteti vendor është monist”.

“Ja çfarë ndodh kur pushteti vendor është monist. Ky denoncim i Partisë të Lirisë në Durrës është filmuar sot kur dhe pak ditë na ndajnë nga rikthimi në auditoret e Universitetit të studentëve dhe pedagogëve”, shkruan Meta.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: