Banorët e Bërxullës kanë zhvilluar një protestë ditën e sotme përballë Kryeministrisë Banorët kanë protestuar pasi preken nga rruga e re Thumanë-Kashar.

Ata kanë kërkuar dëmshpërblim sipas vlerës së tregut, ndërsa kanë reaguar ashpër ndaj qeverisë duke theksuar se shteti ka shkelur plotësisht të drejtat e qytetarëve.

“Pushtetarët po testojnë durimin e banorëve. Por ne nuk do të tërhiqemi pavarësisht presioneve”, u shpreh një nga protestuesit”, u shpreh një nga protestuesit

Gjithashtu janë shprehur të bindur se nuk heqin dorë nga pronat e tyre, duke shtuar se po të jetë e domosdoshme do t’i mbrojnë edhe me gjak.

“Tokën duan ta marrin, vetëm ajrin nuk kanë çfarë ti bëjnë. Po nuk na dhanë atë që na takon i kemi lënë Zotin, por të bëjnë kthesë sa më shpejt”, u shpreh një tjetër protestues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb