Banorët e Bërxullës të cilët protestuan sot para Hipotekës i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku që të gjejnë zgjidhje për pronat dhe banesat e tyre.

Ata pohuan se po i soset durimi, duke shtuar se nëse nuk gjendet zgjidhje do të shkojnë drejt vetëflijimit.

“Kur ke një shtet hajdut, përditë ju mediat na informoni, se ne nuk kemi as makina luksoze dhe as unaza me diamante. nëse shteti është kaq fukara, me dhënë këtyre pensionistëve nja 5 lekë që kanë derdhur djersë, se sot prej atyre kemi dritë se kanë punuar në HEC-e, vjedhje globale, në Divjakë e Bërxullë e Vaqarr. Jetën e kemi para frikës, se këta ça nuk bëjnë. Ministrat janë në burg. Ministri më i famshëm është në burg, se thoshte; ky është djalë zotni, e sot është në burg. Bashkohuni shqiptar me të drejtën, se e drejta do të triumfojë. Thirrja ime është e pandalshme! E kam thënë që ditën e parë dhe po mbushen 6 muaj. Duhet të ulen në negociata me banorët e Bërxullës, pasi nuk do e zhvillojnë rrugën. Do ketë fatin e Kalasë së Shkodrës. Durimi ynë po soset, ose do të shkojmë drejt vetëflijimit. Edhe ministres së linjës dhe zotit kryeministër, të mblidhet kabineti qeveritar dhe të vendoset drejtësi mbi këta banorë. Zona e Bërxullit nuk është tokë arë, por zonë industriale.”, tha protestuesi.

Ndërkohë, një tjetër banor i bëri thirrje presidentit të Republikës, që të vërë në lëvizje institucionet.
“Një thirrje për presidentin e Republikës, si njeri i dijes, të vërë në dispozicion levat e shtetit dhe të marrë masa sa më të shpejta për rastin tonë, për zgjidhjen e problemit.”, theksoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: