Prej 4 javësh banorët të Njësisë Malzi në Kukës janë të izoluar për shkak se është shembur rruga në fshatin Gdhesht. Kjo rrugë lidh disa fshatra me qytetin e Kukësit.

Rruga u shemb për shkak të motit të keq disa dite me pare, ndërsa banoret thonë se edhe pse janë ankuar nuk kanë marrë asnjë masë. Atyre iu duhet të ecin për disa orë në këmbë deri në rrugën kryesore.

Mosinvestimet dhe mungesa e shërbimeve në këtë njësi administrative ka bërë që shumë banorë të largohen në emigracion. Në fshatrat Vrish, Gdhesht, Pistë, Hazdre, Sapas kanë mbetur të bllokuar rreth 80 familja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: