TIRANE-Prej disa ditësh, në rrugën “Vasfi Samimi” apo si njihet ndryshe ish-SMT-ja, ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve ka hapur kanalet përgjatë gjithë rrugës për të riparuar një defekt, pasi ujërat e zeza dilnin në sipërfaqe. Por banorët tashmë ankohen për situatën e rëndë të krijuar, pasi rruga ka mbetur e hapur dhe prej tri ditësh punonjësit e Ujësjellësit nuk duken. Në këtë
rrugë, jo vetëm këmbësorët e kanë të vështirë të kalojnë, por edhe automjetet, pasi siç tregohet edhe në foto, makina ka rënë në kanalet e lëna hapur nga Ujësjellësi.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb