Politikani opozitar rus, Alexei Navalny, i cili përfundoi në gjendje të rëndë i helmuar në një spital gjerman, ka publikuar një fotografi duke ecur shkallëve. Pesë ditë pasi u hoqën aparaturën me të cilën furnizohej me oksigjen, opozitari rus ka nxjerrë një foto, e cila tregon më së miri gjendjen e tij shëndetësore.

Navalny u ndje keq papritur gjatë një fluturimi në avion, më 20 gusht. Sipas ekspertëve gjermanë, thuhet se kritiku i madh i Putin është helmuar me agjentin nervor Noviçok, të cilën ka dyshime se ai mund ta ketë pirë gjatë qëndrimit në hotel nga një shishe uji.

  • foto galeri

“Më lejoni t’ju tregoj se si po shkon rehabilitimi im. Është një rrugë e qartë, por jo e shkurtër. Të gjitha problemet aktuale si fakti që telefoni në duart e mia është i padobishëm si një gur, apo dhe pirja e ujit- një marrëzi e pastër”, thuhet në mesazhin e Navalny në Instagram.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb