Përmbytje të shumta kanë goditur Catanian ditët e fundit, duke lënë të vdekur të paktën 2 persona. Rrugët e jugut të Italisë janë përmbytur, si dhe disa pjesë të ishullit të Siçilisë.

Një video dramatike nga Catania tregoi ujë që rrjedh nëpër rrugë ndërsa përmbytjet përfshijnë qytetin.
Parashikuesit thonë se Sicilia lindore po goditet nga një uragan i rrallë mesdhetar, i njohur si Medicane.

Departamenti i Mbrojtjes Civile i Italisë lëshoi të martën paralajmërimin për ashpërsimin e motit në Siçili dhe Kalabri.

Agjencia paralajmëroi për rrezik për jetët e qytetarëve dhe dëmtim të pronave private nga shiu i dendur, stuhitë dhe erërat e forta në ato zona.

Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor po i bëjnë ngjarjet ekstreme të motit më të shpeshta dhe më intensive. Nga krahu tjetër, kryetari i bashkisë së Katanias, Salvo Pogliese, tha se pjesët lindore të Siçilisë janë duke përjetuar përmbytje të shumta, e për këtë shkak kërkoi që qytetarët të mos dalin nga shtëpitë, veçse për nevoja emergjente.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: