Analisti Genc Burimi në një lidhje ‘live’ në rubrikën Opinion në News24 ka folur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe deklaratën e Ramës se nuk do të presë opinionin e Komisionit të Venecuar për të votuar dekretin e Metës në Kuvend.

Burimi thotë se Rama i ka marrë të qarta mesazhet nga BE, por provokon dhe sfidon Europën. Sipas tij Rama ka siguri për veprimet që po bën, teksa shtron hipotezat se ose Rama e ka të qartë që nuk ka negociata, ose ka marrë garancinë e Francës, ose SHBA i siguron se çfarëdo të ndodhë ai do i fitojë zgjedhjet e prillit.

Më tej ai shton se me këto veprime Rama po sillet sfidues si Erdogan ndaj Europës.

 

”Rama ka hyrë në një rrugë pa kthim. Sfidimi ka nisur që gjatë verës. Kur thotë që e bëmë në emër të listave të hapura. E qartë se donte të ndalonte koalicionet mes PD-LSI. Madje do të fusë pyka mes këtyre partive.

Kur zëdhënësi i CDU apo PPE, i bëri thirrje gjatë verës që ta mendonte hapin që po bënte, vuri Spiropalin përpara dhe tha që Shqipëria është vend sovran.

Pikërisht, për shkak të hallit të madh që i ka vënë Gjermania, dhe Rama Gjermaninë me këtë. Vijon provokimin dhe i thotë Europës që s’do presë Venecian.

Ose Rama e ka ndarë mendjen që s’ka negociata me Europën, ose bëj ç’bëj unë do hapen se na shtyn Franca. Ose e treta Ramës nuk i bëhet vonë as nga Franca e Gjermania, por ka në krah SHBA që ndoshta i ka premtuar se çdo gjë që të bëhet ti i fiton zgjedhjet.

E ka një siguri, përndryshe është gjest sfidues si Erdogan.”- tha Genc Burimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb