Partia e Lirisë ka denoncuar koncesionin e rrugës Lekaj-Fier se bëhet fjalë për një zhvatje që po iu bëhet shqiptarëve.

Në një dalje për mediat, nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili tha se për rrugën 46 km, do të shpenzohen 320 mln euro, ndërsa aks i ri do të jetë vetëm 3 km e 800 metra.

“Përshëndetje!

Të nderuar qytetarë, Edi Rama dhe Rilindja të pangopur në babëzinë e tyree në kulmin e krizës e të varfërisë së qytetarëvve vazhdojnë me rrugët e tyre prej floriri. Afera më e fundit është pikërisht koncesioni rrugës Lekaj-Fier ku do të shpenzohen 320 milionë euro pa TVSH për të 46 kilometra.

Pra, kosto shkon 7 milionë euro për kilometër. Është skandaloze fakti që të gjithë ju duhet ta dini që vetëm 3.8 kilometra janë gjurmë e re rruge ndërsa e gjithë pjesa tjetër është zgjerime të rrugës aktuale e cila është me dy korsi me sense lëvizje 2×2 (SH4) asfaltuar dhe që klasifikohet e nivelit A dhe siguron lëvizje me 90 kilometra orë.

Rruga, do të jetë me pagesë, pra qytetarët shqiptarë ashtu si tek Rruga e Kombit do t’ju kërkohet përsëri që të paguajnë për të përdorur rrugën, ku automjeti më i vogël do të paguajë 2 euro.
Rruga që nga Miloti e deri në Fier do t’i detyrojë shqiptarët të paguajnë disa herë në ccdo segment e ku në total mund të shkojë deri në 1 mijë lekë të reja.

Kështu si qeveria është duke vepruar qytetarët rrezi do t’u vihet tra edhe për të dalë nga dera e shtëpisë në rrugë. Koncesioni është dhënë pa garë pasi është paraqitur vetëm një konkurrent që ka fituar me 320 milionë euro me një vlerë 2.4 milionë euro më të lartë nga fondi i caktuar në ofertën e qeverisë. Koncesionari do të krijojë të ardhura prej 1.3 miliardë euro pa TVSH për 35 vite ku pagesa minimale do të jetë 2.1 euro për makinë.

Është skandaloze që edhe ky segment ashtu sikurse edhe koncesioni Milot-Balldren janë të paktën 40-50% më shtrenjtë sesa studimet e fizibilitetit për llogari të donatorëve. Pra, dhe në momentet më të vështira qeveria vazhdon grabitjen dhe cdo veprim i saj vetëm është një lajm i zi për qytetarët që do të thotë një taksë më shumë, një tra më shumë dhe varfërim i mëtejshëm. Kjo është shndërruar në qeverinë e vendosjes së traut gjithëkund për leverdi të saj dhe të klientëve dhe kurrë për të mirën e qytetarëve. Ajo që pritet të ofrojë qeveria është pra edhe një tra për të dalë nga dera e shtëpisë.”, tha Vasili.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: