Në Big Apple ka nisur shtetrrethimi. Metropoli amerikan është shfaqur i shkretuar në këtë video, me rrugët bosh, të ndricuara vetëm nga semaforët dhe nga reklamat gjigande në grataçela.

Për 19 milion qytetarët e New York, e diela e 22 marsin, ka nisur me zbatimin e urdhërit ekzekutiv të vendosur nga kryebashkiaku De Blasio. Banorët janë detyruar të qëndrojnë në shtëpi, për të dalë prej andej vetëm për të blerë ushqime apo medikamente, për të kërkuar asistencë mjekësore dhe për t’u kujdesur për kafshët e tyre shtëpiake.

Pamjet e filmura nga një dron tregojnë situatën e pazakonte që po jeton Bota dhe në këtë rast New Yorku nga virusi vdekjeprurës.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb