President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është nisur këtë të diel për një vizitë pune në Francë. Ai pritet që gjatë të hënës të takohet me presidentin francez, Emanuel Macron, ku ndër temat që do të diskutohet është dhe ajo e Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë presidenti Vuçiç, përmes një postimi në “Instagram”, ku shkruan:

“Rrugës për në Paris. Bisedime të rëndësishme për Serbinë na presin dhe tema të ndryshme, nga Kosova dhe Metohija, rruga evropiane e Serbisë, për ndërtimin e metrosë në Beograd. Rroftë miqësia serbo-franceze”.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb