Bllokimi nga koronavirusi në Nju Jork ka kthyer rrugët e qytetit të ashtuquajtur ”Big Apple” në një pistë garash.

Duke shtypur këmbën në pedale, drejtuesit e pakujdesshëm kanë marrë mijëra gjoba për shpejtësi, në disa raste duke lënë pas automjete të shkatërruara dhe viktima.

Dëshmitë e raportuara nga ”New York Times” flasin për drejtues që bëjnë gara midis rrokaqiejve me ”Porsche” dhe ”Maserati” apo, që kalojnë me semaforë të kuq në Midtown Manhattan.

Një shofer, nën efektin e drogës, goditi makinën e tij super të shtrenjtë ”Gemballa Mirage GT”me disa makina të parkuara.

“Rrugët janë boshe dhe të frymëzojnë. Të shpejtë dhe të furishëm mendojnë se po jetojnë në filmin e tyre të preferuar”, protestoi një qytetar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: