Kryeministri Edi Rama dhe ministri turk i Mjedisit, Murat Kurum, vizituan këtë mesditë banorët e Laçit, të cilët u goditën rëndë nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.

Ministri turk pa nga afër gjithë zonën, ku Turqia do të ndërtojë 500 ndërtesa për banorët e prekur nga tërmeti.

Pjesë nga diskutimet në terren mes ministrit Kurum dhe Ramës:

Kurum: Do ishte mirë që rrugën, arteriet kryesore, t’i zgjeronim, ose t’i linim më të gjera që tani.

Rama: Ne duhet të ndërhyjmë, ato godinat atje janë shumë problematike, janë ndërtuar në vitet 1980, plus spitali në krahun tjetër. Kështu që ne do duhet të ndërhyjmë edhe në krahun tjetër, ndaj është shumë e drejtë ajo që thoni. Ndaj e nënvizova që na duhet asistenca e inxhinierëve tuaj për një zgjidhje të shpejtë të çështjes së kolektorit kryesor, në mënyrë që ne ta përfshijmë në fodin që do angazhojmë për këtë strukturë.

Kurum: A mund të na e dorëzoni shpejt atë sheshin e ndërtimit?

Rama: Po, brenda javës e kemi gati.

Kurum: Niveli i bazamentit të rrugës është pak më lart se përroi i vogël. Duhet të diskutoni me bashkinë, nëse ka rrugë të re për t’u hapur, që të përshtasim edhe masterplanin.

Rama: Është bërë një parashikim që të shfrytëzohet pjesa nëntokësore për të bërë nivelimin e rrugës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb