Ndryshe nga rituali i përditshëm, këtë të diel, rrugët e Madridit ishin të mbushura me dele në vend të makinave. Kjo bëhet për të rikujtuar edhe njëherë një rit të vjetër, që ka të bëjë me rrugën e lashtë sezonale që kanë pas ndjekur barinjtë ndër shekuj.

Sipas mediave të huaja, vendasit u rreshtuan anash rrugëve për të mirëpritur spektaklin, i cili u anulua vitin e kaluar për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

Ngjarja vjetore, e cila filloi më 1994, u lejon barinjve të ushtrojnë të drejtën për të përdorur rrugët tradicionale për të grumbulluar bagëtitë e tyre nga Spanja veriore në kullotat më jugore.

Rruga do t’i kishte çuar ata nëpër një fshat të qetë disa shekuj më parë, por sot i sheh ata të përshkojnë qytetin e ngarkuar.

“Është e mrekullueshme. Unë vij çdo vit dhe ky është viti i parë që i sjell fëmijët kështu që është e mahnitshme”, ka thënë Graciela Gonzalez, 39 vjeç.
Delet ecnin të “shoqëruara” nga zhurma e zileve të tyre të zhurmshme të qafës ndërkohë që barinjtë e veshur me veshje tradicionale shoqëruan tufat e bagëtive me muzikë popullore dhe vallëzim.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: