Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë, ka intensifikuar kontrollet, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë.

Gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë arrestuar 12 drejtues mjetesh, 7 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 1 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë pezulluar 92 leje drejtimi, nga të cilat 76 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu janë vendosur 1752 masa administrative për shkelje që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore, të ndara si më poshtë:

?444 masa administrative për parakalime të gabuara.

?411 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

?409 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

?301 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.

?156 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.

?31masa për shkelje të semaforit.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugorsi dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

#MosUbejStatistike?
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPerSigurineTuaj?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb