DURRËS

Policia Rrugore e Durrësit, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 2 drejtues mjetesh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu janë pezulluar 22 leje drejtimi, nga të cilat 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 10 për drejtim të mjetit në tejkalim të shpejtësisë së lejuar.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur edhe 1266 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:

• 247 masa administrative për parakalime të gabuara;
• 94 masa administrative për përdorim të aparateve telefonike;
• 176 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 12 masa administrative për përdorim të pijeve alkoolike;
• 265 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 9 masa administrative për mungesë të siguracionit të mjetit;
• 3 masa administrativr për mos vendosjen e kaskës mbrojtëse.
• 460 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Durrësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb