Policia Rrugore e Tiranës bën me dije se gjatë javës që lamë pas janë arrestuar dhe proceduar në gjendje të lirë gjithsej 24 drejtues mjetesh, për kryerjen e shkeljeve të ndryshme.

Gjithashtu, policisë janë goditur 4 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer.

Janë ndëshkuar me masë administrative 700 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. 336 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar dhe shkelje të tjera të ndryshme, janë ndëshkuar 2576 drejtues mjetesh. Janë pezulluar 217 leje drejtimi, për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara. Janë vendosur 282 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve. Janë hequr 5 palë targa të çregjistruara apo që u kishte përfunduar afati i përdorimit në shtetin e origjinës, duke e çuar kështu në 392 numrin e targave të hequra që nga fillimi i këtij viti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb