Resmi Shanaj është shpallur kryetari i PD në degën e Mallakastrës.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike, ka përshëndetur zgjedhjen e kryetarit të degës së PD në Mallakastër, duke e cilësuar mbarëvajtjen e procesit si shumë të mirë. Bëhet e ditur se procesi u mbyll në orën 18:00, ndërsa numri në total i votuesve ishte 369.

Shanaj siguroi 277 vota. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ka falënderuar anëtarët për pjesëmarrjen ne votim sipas parimit një anëtar një votë, që shënon sipas tyre dhe pikënisjen e një Paritë Demokratike më të bashkuar e fortë.

Njoftimi i Komisionit të Rithemelimit:

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike

Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që mbarëvajtja e zgjedhjeve për Kryetar dege të PD Mallakastër ishte shumë e mirë.

Procesi I votimit u mbyll në orën 18.00. Numri i votuesve në total ishte 369, duke shënuar pjesëmarrje të lartë.

Pas numurimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Mallakastër u shpall Z. Resmi Bilbil Shanaj me 277 vota.

Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb