KOSOVË

Ish-zëvendëspresidenti dhe kandidati i demokratëve për presidenti të SHBA-së, Joe Biden ka lënë një dedikim të veçantë në letrën e dërguar Thaçit. Ai në fund të letrës ka shkruar me dorë një mesazh të qartë për Kosovën, ndërsa pohon se me ruajtjen e besimit gjërat do të përmirësohen ndjeshëm.

“Ruajeni besimin! Gjërat do të përmirësohen”, ka shkruar në fund të letrës Biden.

Presidenti Thaçi e ka shpërndarë në faqen e tij në “Facebook” letrën e dërguan nga Biden.

“Dje kam pranuar një letër nga ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili vazhdon të jetë shumë i përkushtuar për Kosovën. Edhe kjo letër e ish-zëvendëspresidentit Biden vjen si përkrahje për një zgjidhje të dakorduar në mënyrë reciproke me Serbinë, e cila çon në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Jemi të bekuar me miqtë e shumtë amerikanë dhe kjo miqësi është e shenjtë për vendin dhe popullin tonë. HTH”, shkruan Thaçi.

Unnamed 3
Unnamed 3

Kujtojmë se Biden ka krijuar një marrëdhënie shumë emocionale me qytetarët e Kosovës. Afër kampit Bonsteel, për nder të shërbimit të djalit të tij për Kosovën, është ngritur edhe një shtatore.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb