Kuvendi zhvillon sot në seancën plenare, interpelancë me Ministren e Kulturës, Elva Margariti, kërkuar nga deputetja e PD, Ina Zhupa lidhur me ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Në seancën e sotme të Kuvendit do të shqyrtohet raporti mbi zbatimin e vendimeve/ rekomandimeve të Institucioneve të Pavarura Kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj për vitin 2022.

Po ashtu, në seancën plenare të Kuvendit do të shqyrtohen disa projektligje, si projektligji për bletarinë, projektligji për Kodin Rrugor si dhe ratifikim i marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu, në seancën e sotme plenare të Kuvendit do të shqyrtohet klasifikimi i pagave për Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: