TIRANE

Përplasje mes qytetarëve e policisë u shënuan sot që në nisje të protestës së opozitës së bashkuar. Incidente u shënuan në pedonalen ‘Murat Toptani”, pranë ministrisë së Brendshme por edhe në sheshin Parlamentit, ku u tentua të çahej edhe kordoni policor. Në vazhdën e përplasjeve dëgjoheshin edhe thirrjet me megafon të policisë, e cila apelon protestuesit për ruajte të qetësisë.

“Të nderuar qytetarë! Ju lutemi ruani qetësinë. Ndërpritni veprimet e dhunshme. Mos hidhni kapsolla, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të policisë. Ju bëjmë thirrje të distancoheni nga veprimet e dhunshme. Mos u përplasni me Policinë. Veprimet e tubueseve janë në kundërshtim me ligjin. Policia do të zbatojë ligjin.”- dëgjohet në thirrjet e policisë.

Pjesë e apelit të policisë është edhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, si organizator i tubimit.

“I nderuar zoti Gazmend Bardhi, si organizator i tubimit, merrni masa që personat që hedhin kapsolla lende piroteknike apo sende te forta ti nderpresin menjehere keto veprime. Merrni masa qe personat qe mbajnë maska në tubim ose ti heqin ose të largohen.” – dëgjohet në megafonët e Policisë së Shtetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb