TIRANE– Komunikimi online përmes rrjeteve sociale po bëhet çdo ditë e më i rëndësishëm dhe i përhapur gjerësisht. Këtë formë komunikimi ka zgjedhur edhe kryeministri Rama, duke çelur një rubrike për të komunikuar me qytetarët përmes “Komunikimi i Javës”.

Ashtu si çdo të diel, edhe pasditen e sotme në orën 17:00 kryeministri Rama ka komunikuar me ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook”. Reforma në arsim, si dhe përzgjedhja dhe regjistrimet e maturantëve fitues në programet e studimit universitare, kanë qenë tema e ditës së sotme.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154044350761523/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Përmes këtij komunikimi online, kreu i Qeverisë ka publikuar përfundimin e fazës së parë për regjistrimet për universitet. Deri më tani janë regjistruar 7152 maturantë fitues, duke e shprehur se ngelen të lira 19500 kuota për fazën e dytë të aplikimeve.

Kryeministri Rama theksoi se bëhet fjalë për një proces të suksesshëm të reformës në arsimin e lartë, teksa është shprehur se përzgjedhja e fituesve bëhet sipas meritokracisë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: