Rubrika gazmore nga Riolind Luzi, sjell këtë javë të tjera sekuenca dhe situate të këndshme nga aktivitete të ndryshme të zhvilluara gjatë javës.

Në emisionin “Kjo Javë”, rubrika përcjell momente me fokus nga seanca plenare. Irritimi i Rudina Hajdarit drejtuar kryeministrit për situatën politike por edhe çastet kur nuk kishte shumë orë nga dhënia e vendimit të nënën e saj Fatmira Hajdari.

Nga ana tjetër kryeministri ironizon deputetin e ri Valteri të cilin e quan një ëngjëll djallëzor duke i uruar suksese për përpara, por pa shmangur batutat picante. Momente me batuta kanë qenë edhe gjatë interpelancës për ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj, veprimet dhe gjestet e tij edhe kur ishte I ulur në vendin e vet.

Kujtim Gjuzi si çdo herë ka diçka ndryshe për të thënë në seancë. Maskat vihet re se gjithmonë e më pak gjejnë përdorim nga politikanët, përfshirë këtu edhe deputetët në Kuvend që e kanë të detyrueshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb