Rubrika gazmore sjell momentet e këndëshme të javës që po lëmë pas. Në një montazh të lezetshëm e në formë dashamirëse vijnë personalitetet e çdo fushe në aktivitete të ndryshme. Në fokus kryesor është vajza që bën PR-in e OFL-së e cila vijon të mbajë syzet e errëta teksa lexon deklaratat mbi rezultatet e Operacionit “Forca e ligjit”.

Lexon pa vështirësi paçka errësirës dhe po aq e ftohtë falenderon median për vëmendjen. Në një formë ndryshe nga herët e tjera del Damian Gjiknuri nga selia e Partise Socialiste dhe ndalet para kamerave. Në vëmendje kanë qenë edhe momentet që kryeministri bën ece-jaket në një distancë të shkurtër teksa pret kryeministrin e Kosovës në vizitën e tij në Tiranë. Teksa endet i menduar Ramës I lëviz edhe xhaketa nga era që frynte.

Në kinezçe kryebashkiaku Veliaj përsheëndet qytetarët kinezë dhei takon ata ndërsa në një moment tjetër ai shfaqet duke trokitur gotat e verës me Presidentin e Republikës Ilir Meta. Detaje interesante ka përcjellë edhe seanca plenare. Ministrat Klosi e Balluku, shoqëruar nga zv.kryeministri Braçe flasin të qeshur duke u fokusuar edhe te celulari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb