Rubrika gazmore e emisionit “Kjo Javë” përgatitur nga Riolind Luzi, sjell për shikuesit momente ndryshe nga personalitetet përgjatë veprimtarive të javës. Monika Kryemadhi teksa qëndronte e ulur në tokë tek teatri ka patur batutat e saj për kryeministrin por jo vetëm, të cilat janë bërë më pas objekt bisede edhe në seancën plenare.

Po kështu edhe Kujtim Gjuzi me qasjet e tij ndryshe. Damian Gjiknuri shfaqet duke u menduar përpara prononcimit me gazetarët dhe duket që përqëndrimin e ka diku gjetkë.

Reagime shkakton gjithmonë Rudibna Hajdari, edhe njëherë tjetër e irrituar për situatën me reformën zgjedhore dhe gjithë problematikën që shtrohet. Seanca plenare sjell detajet e së enjtes, gjithçka ndodhi në kuvend teksa jemi ende në periudhë pandemie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb