Të tjera momente të këndshme servir sot rubrika gazmore në emisionin “Kjo Javë” në News24. Nisur që nga emocionet që vijojnë të shoqërojnë Rudina Hajdarin në foltoren e Kuvendit përgjatë fjalës, e duke vijuar me përcaktimet që bën deputeti Kujtim Gjuzi për fjalët që përdor dhe që nuk dëshiron të përdorë asnjëherë.

Debate ka pasur në Komisionin e Ligjeve që përfunduan deri në ikjen e deputetit Alimadhi mes tensionesh. Po kështu edhe Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e irrituar nga kërkesat mes pyetjesh në komision, thotë se nuk është në një rrëfimtore.

Në seancën plenare ajo që vihet re e stonon, është karrigia e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, me e ulëta nga të gjitha të tjerat në rresht.

Ndërkohë në një dalje për mediat, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve duket se ka problem mikrofonat e shumtë në tryezën e saj të cilat i largon në mënyrë që të vijojë punën. Të mësuar kurdoherë me imazhin e tij tejet serioz, kamera ka fokusuar mbërthimin e xhaketës që bën kryeparlamentari Ruçi përpara se të këndohet himni në seancë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb