Bashkë me emisionin “Kjo Javë”, rikthehet edhe rubrika gazmore nga Riolind Luzi. Në fokus kryesor është Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste ku janë fiksuar një për një protagonistët kryesorë, para dhe pas mbledhjes.

Damian Gjiknuri, Ditmir Bushati e Niko Peleshi shfaqen bashkë duke hyrë në ambientet e Pallatit të Kongreseve teksa bisedojnë. Kryeministri Rama, mbërrin në orën 10 e 4 minuta dhe menjëherë nis mbledhja ku të gjithë presin surprizat që ka rezervuar i pari i qeverisë.

Kamera jonë është përqëndruar tek detajet dhe imazhet që kanë zgjedhur të kenë protagonistët. Si cdo herë vihet re Kryetari i Bashkisë që nget biçikletën për të shkuar në destinacionin më të afërt. Ndiqnim për më tepër rubrikën gazmore dhe të veçantat e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb