Në rubrikën gazmore në fund të emisionit “Kjo Javë” shënohen të tjera momente të bukura të javës me në fokus personalitete të ndryshme. I lodhur nga kërkesat e gazetarëve për të qëndruar ne pozicionin e duhur përpara kamerave, me të dalë nga mbledhja e radhës në tryezën për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri iu drejtohet atyre me fjalët: “Jeni shumë të vështirë”.

Në tryezën e thirrur nga opozita, ishte i pranishëm edhe ish-kryeministri Berisha, i cili në sallë hyri i shoqëruar nga kreu democrat Lulzim Basha, duke u pritur nga dhjetra mikrofonë të cilët i spostoi duke mos dashur të ndalet për median.

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj është fokusuar në çastet që ka pritur ministrin turk te mbrojtjes ne hyrje të dikasterit që drejton. Nuk përundojnë momentet ndryshe për deputeten e PD, Majlinda Halilaj. Pas te famshmes “koorporata”, në seancë ajo kapet nga kamerat duke shijuar fotot e veta në galerinë e celularit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: