Kjo e enjte i gjeti të gjithë qytetarët nën zbatimin e masës së rreptë të qeverisë për përdorimin e maskave sin ë ambjente të hapura ashtu edhe në ato të mbyllura. Rubrika gazmore në fund të emisionit “Kjo Javë” ka vëzhguar në fakt politikanët dhe personalitete të ndryshme, sesi e kanë zbatuar ata urdhërin.

Oborri i parlamentit si asnjëherë tjetër shihte deputetët e ministrat tek hynin me maskën të shijeve të ndryshme për nga ngjyra dhe modeli. Ndërsa kryeministri Rama gjatë gjithë kohës ka këshilluar që maska të vendoset në formë korrekte, duke mbuluar edhe hundën, gjë që siç thotë ai, Luli nuk e bën. Ajo që habit të gjithë është deklarata e deputetit Gjuzi i cili shprehet se ka formulën e mos infektimit me Covid.

Kryebashkiaku Veliaj teksa bën vizitat e tij dhe inspektimet në zona të ndryshme të Tiranës, nuk ngurron të marrë edhe çekiçin në dorë vetë për të rregulluar diçka tek një prej portave. Këto dhe situata të tjera I gjeni në një montazh të përgatitur nga Riolind Luzi, në emisionin “Kjo Jave”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb