TIRANE

Rubrika gazmore, e cila si çdo në përfundim të emisionit “Kjo Javë” ka sjellë edhe këtë herë momentet më pikante të fokusuara nga kamerat.

Edhe këtë të shtunë momente gazmore por edhe të sikletshme kanë qenë në fokus të rubrikës, të kapura në nisje të konferencave për mediat, apo edhe në parlament gjatë seancave plenare.

Opozita shënoi një javë protestash e pasuar edhe me vendimin ekstrem për djegien e mandatave, por jo pak batuta e të situata komike ka patur mes tyre, një ndër to edhe dalja për mediat e kryedemokratit Basha me aleatët. Numri një i opozitës, krahas fjalimeve politike, zbuloi edhe anën e panjohur të tij, ndërsa këndoi himnin kombëtar në selinë e PD në përfundim të protestës së 21 shkurtit.

Po ashtu të qeshura ka shkaktuar propozimi i deputetit Bashkim Fino për Tom Doshin në Komision.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb