Rikthehet rubrika gazmore për vitin 2020. Përmes situatave sa të sikletshme, aq edhe të këndshme, personalitete të ndryshme shfaqen në përditshmërinë e tyre jashtë kronikave televizive.

Ngjarje me rëndësi përgjatë javës ishte ulja në një tryezë dialogu për reformën zgjedhore të të gjitha palëve.

E sigurisht momentet përpara se të niste mbledhja, kamera jonë fokusoi dhe momentet e shkujdesura të pjesëmarrësve që përcillen përmes rubrikës përgatitur nga Riolind Luzi.

Lulzim Basha dhe Taulant Balla përpara konferencave për shtyp dhe deklaratave për gazetarët kujdesen që të plotësojnë më së miri udhëzimet e operatorëve për inkuadrimin e planeve, sikurse ministrja e Arsimit Besa Shahini, apo edhe deputeti Gjiknuri. Këto dhe të tjera, përmes imazheve dhe batutave të minutazhit me humor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb