Rubrika gazmore në fund të emisionit ‘Kjo Javë’ rezervon edhe këtë të shtunë nga episodet e ndodhura gjatë javës, me zyrtarë e politikanë, të cilët pa fokusin e kamerave personazhet publikë janë më natyralë, të paimpostuar.

Një moment i tillë shihet në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili këtë javë zhvilloi intervistat me kandidatët për kryeprokuror. Në një moment, “lëkundet” salla e mbledhjes, duke krijuar panik për tërmet tek anëtarët e KLP.

Edhe këtë javë, e hëna ka nisur me seancë plenare, ku në disa momente shihet kryeministri Edi Rama, që godet me të dyja duart tavolinën e tij, që kruan mjekrën, por edhe me duart vendosur në kokë.

Nuk dihet se çfarë e ka mërzitur Ramën, por kjo javë tashmë dihet që ka qenë shumë intensive për politikën, e cila ka hapur një debat të ri, për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb