Java që po lëmë pas ka patur mjaft zhvillime intensive dhe fokusi kryesor ka qenë tek Reforma Zgjedhore. E teksa palët negocionin për të arritur marrëveshjes, rubrika gazmore në emisionin “Kjo Javë” ka kapur disa momente të veçanta nga personalitete të ndryshme.

NJë incident i ka ndodhur kryetares së LSI Monika Kryemadhi e cila shfaqet duke çaluar e me dorë të fashuar duke hyrë në selinë e Partisë Demokratike. Kryemadhi ka sqaruar se është rrëzuar teksa bënte punët e shtëpisë.

Damian Gjiknuri fokusohet nga kamerat duke hyrë në takim e duke bërë batutat e tij për gazetarët e duke i ngushëlluar se këto ditë kanë qenë mjaft të lodhshme për ta. Petrit Vasilin nuk e lënë rehat telefonatat e shumta, kurse Rudina Hajdari është kujdesur shumë edhe për imazhin me të kuqen dominuese. Për më shumë, ndiqni montazhin e realizuar nga Riolind Luzi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb