Këtë herë kamera vëzhguese e emisionit “Kjo Javë” sjell të tjera momente të këndëshme të personaliteteve në të përditshmen e tyre. Kryetari i Partisë Demokratike I është drejtuar me përzemërsi medias për gjithë punën që kanë kryer, edhe ata në vijë të parë, ndërkohë që ka theksuar mungesën e takimeve me ta për rreth 2 muaj.

Ditën e sotme, Basha riktheu gazetarët në sallën e konferencës për shtyp në PD, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre, ndërsa në tryezë kishte gjithë mjetet e nevojshme të higjenës. Ndërsa takimet në seli tashmë bëhen duke cekur brrylat e duarve. Disa momente janë fiksuar edhe në ditën e shënuar të 5 Majit ku të pranishëm në të njëjtin orar ishin Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe Kryetari I Parlamentit Gramoz Ruçi.

Sikurse Rudina hajdari ka një merak me gazetarët teksa u drejtohet përpara prononcimit për median. Keto dhe të tjera I gjeni në rubrikën gazmore përgatiur nga Riolind Luzi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb