Kryeparlamentari Gramoz Ruçi shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mjeshtrit të madh të valles popullore shqiptare, Besim Zekthit.

Ai e cilëson Zekthin, një xhevahir në gjerdanin e artë të kulturës shqiptare, një valltar virtuoz.

Besim Zekthi ishte një valltar i madh, një artist i shquar, një xhevahir i rrallë në gjerdanin e artë të valles, folklorit dhe kulturës shqiptare.

Zekthi do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve si valltari virtuoz, shqiponja e valles së shqipeve dhe e Shqipërisë në festë, që lartoi dhe i dha hijeshi Shqipërisë në skenat botërore.”, shkruan Kryetari i Kuvendit Ruçi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb