Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i dërgoi sot një letër urimi Kryeministrit të ri të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, me rastin e zgjedhjes nga Kuvendi të Qeverisë së re.

Në letër Ruçi shprehet i bindur se nën lidershipin e tij dhe me përvojën  qeverisëse, Qeveria e re e Republikës së Kosovës do të përmbushë me sukses misionin dhe objektivat e saj, në shërbim të aspiratave të qytetarëve të Kosovës për zhvillimin, mirëqenien dhe integrimin euro-atlantik të Republikës.

“Me rastin e zgjedhjes Tuaj në detyrën e lartë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe miratimit nga Kuvendi të Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, Ju dërgoj urimet më të ngrohta për suksese në këtë detyrë të lartë.
Jam i bindur se nën lidershipin dhe me përvojën Tuaj qeverisëse, Qeveria e re e Republikës së Kosovës do të përmbushë me sukses misionin dhe objektivat e saj, në shërbim të aspiratave të qytetarëve të Kosovës për zhvillimin, mirëqenien dhe integrimin euro-atlantik të Republikës.
Shpreh gjithashtu besimin se Qeveria e re do të kontribuojë që Republika e Kosovës të bëhet një faktor i rëndësishëm për zhvillimin, fqinjësinë e mirë, paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Kuvendi i Shqipërisë do të forcojë e zgjerojë bashkëpunimin me Kuvendin, Qeverinë dhe institucionet e Kosovës dhe do të vazhdojë të kontribojë për fuqizimin e rolit të Republikës së Kosovës në zhvillimet rajonale e më gjerë.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, në letrën e urimit drejtuar Kryeministrit të ri të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti

Letra Ruci
Letra Ruci

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb