TIRANE

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka sot një mesazh me rastin e 50 vjetorit të Ditës së Tokës. “Sot, të gjitha shtetet e Planetit, për të pesëdhjetin vit rresht, kremtojnë Ditën e Tokës. Kjo ditë është një ditë reflektimi për të 7.7 miliardë banorët e Planetit.

Në këtë ditë duhet të realizojmë se Toka, nuk është thjesht njeri prej faktorëve të prodhimit, por kusht i mirëqenies dhe shëndetit tonë. Toka nuk është vetëm fabrika që prodhon të mirat materiale, por shtëpia e përbashkët e të gjithë njerëzimit. Ky mësim ka më shumë vlerë sot, në kushtet kur njerëzimi në të gjithë Planetin po lufton për t’u mbrojtur kundër pandemisë.

Një Planet i pastër është premisë kundër pandemive. Sot është dita të reflektojmë për të plotësuar ligjet tona, t’i bëjmë ato më të mira për mbrojtjen e 28 mijë km të bekuara të Republikës. Të edukohemi nëpërmjet ligjeve dhe të vetedukohemi nëpërmjet vetëdijes se duhet të sillemi si bij të Tokës, jo si zotër të saj.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi,në mesazhin e ti me rastin e 50 vjetorit të Ditës së Tokës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: