Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi iu është bashkuar mesazheve të ngushëllimit për ndarjen nga jeta të artistit Koço Devole. Ruçi pohoi se sot Shqipëria humbi një artist universal.

“Koço Devole ishte një artist universal dhe me krijimtari të gjatë: aktor, regjizor, prezantues spektaklesh, skenarist dhe karrikaturist. Në të gjitha gjinitë e artit që krijoi, ai i mbeti besnik humorit. Nëpërmjet humorit të tij origjinal, fshikulloi të keqen dhe negativitetet e shoqërisë. Koço do të mbahet mend gjatë për kontributet e tij për të lartësuar të mirën mbi të keqen, të bukurën mbi të shëmtuarën, gëzimin mbi mërzinë.”, shkruan në mesazhin e tij të ngushëllimit Ruçi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: