DEVOLL- Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka vizituar vendlindjen e shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli në Menkulas të Rrethit të Devollit me rastin e 87-vjetorit të lindjes.

Ruci u shpreh se Dritëro Agolli mbetet diamant i botëve shqiptare, i cili i dhuroi fisnikërinë e tij parlamentit shqiptar.

“Dritëroi diamant i botëve shqiptare dhe shenjt i letrave shqipe. Ai i dhuroi fisnikërinë e tij parlamentit, ndërsa mbetet borizani i reformimit të socialistëve. Dritëroi, Shqipëria alternative nën totalitarizëm e në demokraci”- tha kreu i Kuvendit Gramoz Ruci.

Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931 në Menkulas të Rrethit të Devollit  dhe u nda nga jeta më 3 shkurt 2017 në Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb