TIRANE

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi iu është bashkuar urimeve për përkujtimin e Nënë Terezës, në 22 vjetorin e ndarjes së saj nga jeta. Përmes një mesazhi drejtuar shqiptarëve, Ruçi pohon se Nënë Tereza është margaritari më i çmuar i kombit. Mes të tjerash Ruçi tha se Nënë Tereza është inspirim i humanizmit dhe solidaritetit.

“Më 5 shtator 1997 kombi shqiptar dhe gjithë bota, të varfërit, të sëmurët dhe të pambrojturit anembanë Globit humbën Nënë Terezën. Rreth dy dekada më vonë Papa Françesku do të na e “kthente” të gjithëve, tanimë Shenjtoren Tereza, e cila do të vazhdojë përjetësisht tu japë dritë, buzëqeshje, besim e shpresë miliarda njerëzve, adhuruesve e besimtarëve.
Shën Tereza ishte heroina e dhimbjes dhe e dashurisë njerëzore, apostullja e të varfërve, e të dobtëve dhe e të pambrojturve.

Shën Tereza ishte dhe do të jetë përjetësisht inspirim sipëror i humanizmit, solidaritetit dhe përkushtimit ndaj njerëzve në nevojë. Ne, shqiptarët, kemi një arsye më shumë për ta kujtuar e për tu krenuar me këtë grua, nobeliste, Nënë dhe Shenjtore, me margaritarin më të çmuar të kombit tonë. Është detyra dhe nderi ynë që t’i bëjmë pjesë të jetës, pasurisë sonë shpirtërore kombëtare dhe sjelljes e veprimeve tona të përditshme mësimet e saj. Të udhëhiqemi e ndriçohemi nga dashuria e toleranca dhe të mos na errësohen gjykimet nga mëritë dhe urrejtja.”, shkruan në mesazhin e tij kushtuar Shën Terezës, Ruçi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: