Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka përcjellë një mesazh për sulmin terrorist në Vjenë që solli 3 viktima dhe 15 të plagosur mbrëmjen e kaluar.

Ruçi thotë se terroristët sulmuan një nga qytetet më të bukura të botës, dhe kjo tregon se qytetërimi është i kërcënuar nga barbaria.

Ai shton se këto sulme dëmtojnë përpjekjet e popujve për të mbrrojtur jetët nga pandemia si dhe ndihmon të dallohet se kush sakrifikon në emër të dashurisë dhe cili godet e masakron në emër të urrejtjes.

 

MESAZHI I GRAMOZ RUÇIT

Terroristët sulmuan mbrëmë një ndër qytetet më të bukura të botës dhe një ndër pavionet e civilizimit, Vienën. Cilatdo qofshin motivet e këtij sulmi terrorist, ato tregojnë se qytetërimi është ende i kërcënuar nga barbaria dhe se përpjekjet e njerëzimit për tolerancë, paqe e siguri vazhdojnë të sfidohen nga impulset e errëta. Këto akte po dëmtojnë përpjekjet e popujve, komuniteteve e qytetarëve për të mbrojtur jetët njerëzore nga pandemia, i bëjnë jetët e tyre më vulnerable, dhe na ndihmojnë të dallojmë më qartë ata që ndërtojnë e sakrifikojnë në emër të dashurisë dhe ata që godasin e masakrojnë në emër të urrejtjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb