Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, përshëndeti  arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë, nënshkruar sot nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, dhe Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vucic, në prani të Presidentit të ShBA, Donald Trump.

“Nënshkrimi i marrëveshjes ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë është një sukses me rëndësi historike.

Marrëveshja ekonomike është fillimi i një procesi, i cili do të çojë drejt marrëveshjes politike dhe njohjes së ndërsjelltë përfundimtare midis të dy vendeve.

Kjo marrëveshje është një garanci më shumë për zhvillimin, paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Mirënjohje Presidentit Donald Trump për lidershipin vizionar dhe efektiv si edhe ekipit negociator të Shtëpisë së Bardhë për persistencën dhe eficencen.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb