Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Duncan Norman, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.

Kryetari Ruçi shprehu vlerësimin për angazhimin dhe kontributin e Ambasadorit Norman në nxitjen dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Marrëdhëniet midis dy vendeve karakterizohen nga zhvillimi i një dialogu intensiv dhe shkëmbime vizitash të nivelit të lartë. Midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar janë nënshkruar rreth 20 marrëveshje për bashkëpunim dypalësh në shumë fusha: ekonomike, të investimeve, shmangies së tatimit të dyfishte, doganave, drejtësisë, sigurisë, migracionit, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, mbrojtjes, etj.

“Shqipëria i është mirënjohëse Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen në procesin e demokratizimit të vendit, konsolidimin e institucioneve demokratike, forcimin e shtetit ligjor dhe të institucioneve shqiptare. Roli i Britanisë së Madhe ka qenë i gjithanshëm dhe që në fillimet e procesit të tranzicionit në Shqipëri. Shqipëria do të zgjerojë e fuqizojë bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar, edhe pas daljes nga BE, në kuadrin e NATO-s dhe organizatave ndërkombëtare, në të mirë të konsolidimit të vlerave europiane në Shqipëri.”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit Ruçi.

Kryetari i Kuvendit shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për përballimin e pasojave te termetit të 26 nëntorit 2019.
Ambasadori Duncan Norman falenderoi Kryetarin e Kuvendit për vlerësimin e kontributit të Ambasadës në nxitjen e bashkëpunimit dypalësh midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe vuri në dukje se ky bashkëpunim do të vazhdojë. “Dalja e Mbretërsisë së Bashkuar nga NE nuk do të thotë largim nga vlerat europiane. Për Mbretërinë e Bashkuar, vendi i Shqipërisë është në BE.”, nënvizoi Ambasadori Norman.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb