TIRANE

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi ka pritur përfaqësues të Komitetit Amerikan Hebraik.  Ruçi zhvilloi një takim me drejtorin e hebrenjve në Amerikë David Harris.

Ruçi gjatë fjalës së tij vlerësoi se SHBA-të kanë luajtur rol vendimtar për kombin shqiptar në momentet më të vështira të tij. Ruçi shtoi se SHBA-të kanë luajtur rol kyç në pavarësinë e Kosovës.

Ai shtoi se Shqipëria i është mirënjohëse Amerikës për reformën në drejtësi.”I jemi mirënjohëse SHBA-ve për ndihmën e pakursyer ndaj popullit shqiptar. I jemi miënjohëse edhe për reformën në drejtësi. Shqiptarët dhe hebrenjtë janë popuj të mbijetesës”, tha ndër të tjera Ruçi .

Nga ana e tij Harris tha se SHBA-të kanë mbështetur dhe do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët në rrugën e tyre europiane dhe të zhvillimit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb