Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka pritur sot në një takim ambasadorin e sapo akredituar të Zvicrës Adrian Maître. Gjatë takimit, Ruçi vlerësoi marrëdhëniet midis dy vendeve dhe mbështetjen që Zvicra i jep Shqipërisë.

“Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Zvicrës janë të shkëlqyera. Zvicra është një partner besnik i Shqipërisë që nga viti 1992. Këto marrëdhënie mbështeten në miqësinë, respektin reciprok dhe bujarinë e dy popujve tanë”, -tha Ruçi.

Ky i fundit vlerësoi si mbështetjen e Zvicrës për zhvillimin dhe demokratizimin e Shqipërisë
“Pritja nga Kryetari i Kuvendit është një nder për mua; institucioni i parlamentit është shumë i rëndësishëm për një vend demokratik. Ja pse ne po forcojmë bashkëpunimin me parlamentin shqiptar përmes një projekti që nis së shpejti bashkë me OSBE- dhe Institutin Demokratik Kombëtar (NDI)”, tha Ambasadori zviceran Adrian Maître.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb