Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër urimi Kryetarit të Parlamentit të Gjeorgjisë, Kakha Kuchava, me rastin e zgjedhjes në këtë post.

Në mesazhin e tij, Ruçi thekson se me Kuchava në krye të Parlamentit të Gjeorgjisë, marrëdhëniet midis dy vendeve do të intensifikohen edhe më tej.

“Në emrin tim dhe të anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë, kam kënaqësinë t’Ju shpreh urimet e mia më të sinqerta për zgjedhjen Tuaj në postin e Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Gjeorgjisë dhe t’Ju uroj suksese në përmbushjen e detyrës tuaj të lartë e fisnike.

Më lejoni të shpreh besimin tim se, me lidershipin Tuaj në krye të Parlamentit, marrëdhëniet midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Gjeorgjisë do të intensifikohen edhe më tej, në interesin tonë të përbashkët. Duke përsëritur edhe një herë urimet e mia më të mira për udhëheqje dhe një aktivitet sa më të suksesshëm, ju lutem pranoni, Z. Kryetar, ndjenjat e konsideratës sime më të lartë.”, shkruan në letrën e urimit Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb