Kryeparlamentari i Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka uruar homologun danez, Henrik dam Kristensen me rastin e 81-vjetorit të Mbretëreshës Margrethe ll.

Ruçi thotë se Danimarka është vend mik i Shqipërisë, dhe populli shqiptar nuk do ta harrojë kurrë mbështetjen e saj për procesin e integrimit europian.

Ai shpreson që Danimarka ta mbështesë Shqipërinë edhe më tej për tryezën e parë ndërqeveritare për çeljen e negociatave.

 

MESAZHI I URIMIT NGA GRAMOZ RUÇI

Me rastin e 81-vjetorit të lindjes së Mbretëreshës Margrethe II, në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe emrin tim personal Ju dërgoj urimet më të përzemërta.

Danimarka është një vend mik i Shqipërisë dhe populli shqiptar është mirënjohës për mbështetjen e Danimarkës gjatë tranzicionit, por në mënyrë të veçantë për mbështetjen për përshpejtimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, të cilën populli shqiptar nuk do ta harrojë kurrë.

Pas vendimit të Këshillit të Bashkimit Europian të datës 25 mars 2020 për çeljen e negociatave të anëtarësimit, Shqipëria është e angazhuar dhe në pritje të Tryezës së parë ndërqeveritare, e bindur se mbështetjen dhe inkurajimin e Danimarkës në avancimin e procesit të integrimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb