TIRANE
Në vigjilje të Pashkëve Ortodokse, kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka uruar të gjithë shqiptarët. Në urimin e tij, Ruci sjell në vëmendje harmoninë fetare në vend, ndërsa shkruan se “ është traditë e çmuar që në festat fetare gëzojmë bashkë.
“Të duam tjetrin siç duam vetveten. Dashuria është vlerë e gjithë qytetërimeve e besimeve. Mesazhi i Pashkëve, është që pasuria e pakicës të mos varfërojë shumicën, drejtësia të mund padrejtësinë dhe e mira të keqen.”-shkruan Ruci në urimin e tij.
(BalkanWeb)