Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka përcjellë një mesazh urimi për Preisdneten e re të Kosovës, Vjosa Osmanin.

Ruçi thotë se Kosovës tashmë do ia garantojë një lidership të fortë me vizion, ambicjet dhe energjitë.

Ai thotë se me mbështetjen e SHBA dhe BE, Kosova është e garantuar se do të kalojë e përballojë sfidat e vështira që e presin para.

 

NJOFTIMI NGA KUVENDI

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, uron Presidenten e  re të Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani: Vizioni dhe energjitë Tuaja, garanci  për një lidership largpamës

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka uruar sot uron Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani.

“Me rastin e zgjedhjes Tuaj Presidente e Republikës së Kosovës, në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, Ju uroj suksese në detyrën Tuaj të lartë, të nderuar dhe fisnike.

Jam i bindur se vizioni, ambicjet dhe energjitë Tuaja, të bashkuara me përvojën në drejtimin e institucioneve të rëndësishme të Republikës, do t’i garantojnë Kosovës një lidership të fortë, të qëndrueshëm e largpamës,  popullit kosovar unitetin e harmoninë e nevojshme dhe institucioneve e forcave politike bashkëpunimin produktiv për të ecur përpara.

Mbështetja dhe partneriteti i ngushtë me aleatët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, është premisa dhe garancia se Kosova do të përballojë e kapërcejë me sukses sfidat e vështira dhe detyrat madhore të zhvillimit, përparimit, mirëqenies,  integrimit euro-atlantik,  rritjes së njohjes ndërkombëtare dhe kontributit  për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon e më gjerë.”, shkruan në letrën e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb